Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ekstradimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur.
Daçiq ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë ka konfirmuar se hetimet ndaj Radoiçiqit janë duke vazhduar dhe se procedurat do të zhvillohen ekskluzivisht në gjykatat vendase.
Milan Radoiçiq akuzohet për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Ditë më parë është konfirmuar se për të është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar.