Dafina Mehmeti, e matur dhe e drejtë për procesin e grevës mësimore

Dafina Mehmeti, e matur dhe e drejtë për procesin e grevës mësimore

Dafina Mehmeti, kryetare e shkollës Ekonomike në Prishtinë, e pyetur nga Kosova Post për procesin e grevës nga mësimdhënësit, shpreh opinionin e saj rreth kësaj dukurie.

Kosova Post: Dafina si e vlerësoni ju si nxënëse procesin e grevës që pritet të ndodhë nga SBASHKU?

Dafina Mehmeti: Nëse këtë proces të grevës e shikojmë nga këndvështrimi i nxënësëve mendoj se ndikon negativisht mos mbarvajtja e procesit mësimor për shkak se më së paku fajtor sa i përket kësaj çështjeje jemi ne nxënësit. Nuk është momenti dhe koha të merremi me greva. Pasi që tashmë pothuasje është edhe fundi i viti shkollor nxënësit mund të kenë vështirësi në notim dhe ata që pësojnë më së shumti dëme janë maturantët pasi që kanë vetëm edhe 1 muaj mësim të rregullt.

Ndërsa nga këndvështrimi i mësimdhënësve mendoj se kjo është një e drejtë e tyre që u takon të kërkojnë dhe askush nuk mundet t’ua mohoj, pra ashtu siç reflekton tek nxënësit negativisht ajo është e tillë edhe tek profesorët. Mirëpo kjo çështje nuk është proces i tanishëm, kjo po përsëritet në çdo qeverisje të lidershipit tonë kosovarë sepse nuk po merret në konsideratë nga ata. Pra ata nuk po e kuptojnë se ne nxënësit jemi ata që më së shumti dëmtohemi. Mirëpo, unë mendoj se edhe ne nxënësit duhet të jemi në përkrahje të çdo të drejte që lejohet me ligj.

Kontributi i mësuesëve i dhënë në atë kohë, tashmë sukses i arritur për çdo gjeneratë. Mbetemi me shpresë që kjo çështje të rregullohet sa më parë.