Dafina Mehmeti, nënkryetare e shkollave të Prishtinës tregon për sigurinë në shkolla

Dafina Mehmeti, nënkryetare e shkollave të Prishtinës tregon për sigurinë në shkolla

Dafina Mehmeti si nxënësja më e dalluar me sukses të shkëlqyeshëm në këtë shkollë dhe fituese e shumë kuizeve në cilësinë e arsimit në Kosovë, përkatësisht kryetare e shkollës ekonomike-juridike SHMLEJ “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë dhe njëkohësisht nënkryetare e këshillit të nxënësëve të komunës së Prishtinës shpreh opinionin e saj rreth çështjës së sigurisë në shkolla ku ishte e ftuar në intervistë në Kosova Post.

Kosova Post: Si e shihni ju çështjen e sigurisë në shkolla?

Dafina Mehmeti: Njëra ndër problematikat kryesore që mbizotëron në të gjitha shkollat e Kosovës është çështja e sigurisë sepse nga kjo dukuri lindin incidente të ndryshme nga nxënësit, dhe ky problem zakonisht përmbyllet me anë negative si tek nxënësit ashtu edhe tek prindërit dhe shkollat. Siguria në shkolla është elementi primar për të gjithë ne nxënësit pasi që e ndijmë vetën të siguruar dhe të gatshëm që ne të vijojmë mësimin në shkolla. Çështja e sigurisë në vitet e fundit është përmirësuar dukshëm ku  kanë ndikuar faktorë të ndryshëm mirëpo ne si nxënës presim që organet kompetente si MASHT dhe DKA ta marrin më me seriozitet këtë dukuri.

Kosova Post: Çka kërkoni ju si nxënës nga institucionet përgjegjëse për çështjen e sigurisë në shkolla?

Dafina Mehmeti: Çështja e sigurimit në shkolla duhet të rregullohet në mënyrë institucionale ashtu që MASHT të ndajë mjete për sigurimin brenda objektit shkollorë, për ti parandaluar konfliktet mes nxënësve ndërsa MPB të angazhojë policë të uniformuar për të parandaluar konfliktet e mundëshme vetëm jashtë dyerve të shkollave. Kurse DKA të fokusohet sa më shumë tek nxënësit që përdorin konsumimin e lëndëve narkotike dhe të parandalohen këta konsumues. Këto janë elementet kyqe që siguria ngel si sfidë nëpër shkolla.

Kosova Post: Po ju Dafina kë e mendoni faktorë kyq në zhdukjen e këtij problemi?

Dafina Mehmeti: Unë mendoj që kjo çështje të përmbysët duhet të kemi bashkëpunim nga institucionet arsimore shkollat dhe prindërit sepse këta mund të kontribojnë më së shumti në përmirësimin e kësaj dukurie dhe ne nxënësit të zbatojmë udhëzimin administrativ apo rregullorën e shkollës që të mos jemi pjesë e sfidave të problemeve në shkolla. Identikifimi me uniforma, pagesa për siguri në shkollë dhe kamerat e vendosura në shkolla luajn një rol shumë të rëndësishëm dhe vendimtar në këtë dukuri.

You may also like

Myftiu frikacak i ‘ofrohet’ kusive më të qelbura mediatike

Shkruan: Fadil Pushkolli Myftiu i Kosovës në intervistën