Dafina Mehmeti tregon rëndësin e praktikës profesionale

Dafina Mehmeti tregon rëndësin e praktikës profesionale

Dafina Mehmeti nxënëse e shkëlqyeshme dhe përkatësisht kryetare e shkollës së mesme ekonomike-juridike ” Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë.

Në një intervistë për Kosova Post ka treguar sa i përket rëndësis se lëndës së praktikës profesionale si dhe tregon opinionin e saj rreth kësaj çështje si një ekonomiste e re dhe shumë e suksesshme.

Kosova Post: Si funksion shkolla juaj dhe sa jeni të pregaditur për tregun e punës?

Dafina Mehmeti: Shkolla jonë funksion në kuadër të shkollave profesionale në Kosovë në profilin ekonomik dhe juridik, ku dhe shkolla jonë është ndër të parat që ka arritur të themeloj firmat ushtrimore në vitin 2009.

Sa u përket hierarkisë dhe stafit të profesorave të shkollës sonë janë të përgatitur në mënyrë profesionale ku këta na përgatitin për treg të punës me aftësi profesionale dhe  ky është qëllimi bazë për të gjithë nxënësit.

Kosova Post: Sa janë efikase lëndet, sa fitoni njohuri?

Dafina Mehmeti: Për të pasur një sistem efektiv dhe efikas të arsimit në shkollat e mesme profesionale aspirohet me qenë lënda e praktikës profesionale me cilësi te bazuar në kompetencat  e bizneseve dhe ku do të jep më shumë njohuri dhe shkathtësi për të gjithë nxënësit për të cilat ata kanë nevojë për të siguruar në të ardhmën një mjedis pune të shëndosh.

Kosova Post: Por përveç teorisë mësimore, çfarë mendoni për praktikën profesionale?

Dafina Mehmeti: Sipas mendimit tim praktika profesionale është njëra ndër lëndët më atraktive për të gjithë nxënësit sepse i tërë materiale i lëndëve të tjera bartët në praktikë,dhe të gjithë nxënësit janë më të vëmendshëm dhe aktivë sepse kjo si lëndë nuk i mbingarkon me vëllime të tepërta njohurish dhe as me nivele të larta vështirsish.

Praktika profesionale njëashtu synon të formojë te nxënësit kompetencat themelore dhe aftësi profesionale.

Kosova Post: Sa i plotësojnë kushtet shkollat dhe cili do të ishte qëllimi juaj në këtë drejtim?

Dafina Mehmeti: Ne si nxënës si mangësi kryesore shohim se shkollave u mungojne materiale promovuese për të përforcuar mesazhin e tyre kur takohen me punëdhnënës për të krijuar partneritete të reja.

Mirëpo misioni i të gjithë nxënësve duhet me qenë që të përkrahim zhvillimin e një partneriteti mes shkollave dhe bizneseve nga të cilët të përfitojnë dhe të kenë përkrahje të dyja palët,me qëllim të zgjerimit të njohurive dhe shkathtësive të nxënësve brenda një mjedisi praktik në mënyrë që ata të jenë të përgatitur për punësim produktiv në nxënie të mëtutjeshme./Intervistoi Albana Hajdari/.

You may also like

Rrezikohet mbajtja e Eurovizionit 2019 në Izrael, kjo është arsyeja

Maariv raporton se Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU)