Valdete Daka ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), do të mbaj konferencë të jashtëzakonshme sot.
Nga ora 11:00, Daka do të deklarohet para medieve për herë të parë pas shkarkimit.
Dje, Presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së Valdete Daka.