Kryeministri britanik Boris Johnson u martua me të fejuarën e tij, Carrie Symonds, në një ceremoni të fshehtë. Një zëdhënës nga zyra e Kryeministrisë deklaroi se martesa u zhvillua me një “ceremoni të vogël” dje pasdite dhe se çifti do të festojë përsëri me familjen dhe miqtë e tyre verën e ardhshme dhe muaji i tyre i mjaltit do të shtyhet deri atëherë, transmeton KosovaPost.
Në Angli, Kryeministri 56-vjeçar Boris Johnson u martua dje me të fejuarën e tij 33-vjeçare Carrie Symonds në një martesë të planifikuar fshehurazi në Katedralen Westminster, një Kishë Katolike Romake.
Është deklaruar që të ftuarit u informuan vetëm në minutën e fundit për martesën, ku maksimum prej 30 personash mund të ftohen brenda fushës së kufizimeve aktuale të Covid-19 në MB. Një deklaratë nga zyra e kryeministrit nuk dha hollësi se kush ishte i ftuar në dasmë dhe nëse ndonjë nga kolegët e Johnson ishte midis të ftuarve.
Një zëdhënës nga zyra e kryeministrit deklaroi se martesa u bë në një “ceremoni të vogël” dje pasdite, duke shtuar se çifti do të festojë përsëri me familjen dhe miqtë verën e ardhshme dhe muaji i mjaltit do të shtyhet deri atëherë.
Është raportuar se dasma e tyre e fshehtë u kurorzua nga At Daniel Humphreys, i cili vitin e kaluar e pagëzoi djalin e tyre Wilfred.
Në 200 vjetët e fundit, ky është kryeministri i parë britanik që u martua derisa ishte në detyrë!
Dihet që martesa e Johnson me Symonds është martesa e tretë e Johnson, dhe për gati 200 vjet është kryeministri i parë që martohet derisa ishte Kryeministër në MB.
Politikanë të shumtë e përgëzuan çiftin për martesën e tyre, duke përfshirë Sekretarin e Brendshëm Britanik Priti Patel, Ministrin e Shëndetësisë Matt Hancock, Ministrin e Vaksinimit Nadhim Zahawi dhe Ministrin e Punës dhe Pensioneve Therese Coffey./KosovaPost/.