Është publikuar traileri për filmin e ri të Asterix dhe Obelix, i quajtur privatisht ‘Silk Road’ (Rruga e mëndafshit), i vendosur në Kinë.
Sulmuesi suedez i kuqezinjve të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, bën një paraqitje, e cila ishte paralajmëruar, por tashmë dihen edhe pamjet e para.
Ibrahimovic hyn në rolin e një centurioni romak, mesa duket quhet Oneofus dhe nga imazhet, nuk do të jetë një rol shumë i huaj për personalitetin e tij. Filmi pritet të ketë premierë në shkurt të 2023.