Ministria e Financave ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit në ditën e shtatë të tetorit.
Këtë e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai deklaroi se tashmë pagat kanë dalë në xhirollogaritë e mësimdhënësve.
Se pagat kanë filluar t’u dalin punëtorëve të arsimit, që ishin në grevë, e kanë konfirmuar edhe nga SBASHK-u.
Imer Imeri nga kjo sindikatë, tha për RTKlive se nga kontaktet që ka pasur me mësimdhënës kanë treguar se pagat e shtatorit u kanë dalë në xhirollogaritë e tyre.
Ministria e Financave nuk ua kishte ekzekutuar pagat mësimdhënësve për shkak të grevës 22 ditëshe në muajin shtator.