Ka përfunduar Samiti i Ballkanit Perëndimor, ku kancelari austriak Sebastian Kurz, ka pritur krerët e qeverive të këtij rajoni.
Mediat austriake kanë publikuar pamje nga ky Samit dhe nga pritja që Kurz u ka bërë liderëve të Ballkanit Perëndimor.
“Austria do të jetë krah i fortë i vendeve të Ballkanit Perëndimor derisa ato të anëtarësohen në BE”, ka thënë Kurz në këtë takim.
Pas pak, Kurz pritet të dalë në një konferencë për media.