Rasti ka ndodhur në Turqi. Incidenti ndodhi madje në sy të fëmijës së çiftit, shkruan Kosova Post.
Ngjarja ndodhi në një kafene në qytetin Soma në provincën e Manisa në Turqinë perëndimore, ndërsa autori i krimit raportohet të jetë një 34 vjeçar.
Burri u ngrit nga karrigia e tij dhe sulmoi ish-gruan e tij, me të cilën u divorcua vetëm tre muaj më parë, ndërsa në dorë mban një gotë të thyer.
Të pranishmit, bashkën me kamerierët u përpoqën të ndërhyjnë që ta ndalojnë incidentin, por ai i sulmoi edhe ata.
Në vendin e ngjarjes një patrullë policie dhe një ambulancë menjëherë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe autori i krimit u arrestua pak minuta më vonë./KosovaPost/