Një grup diplomatësh rusë dhe familjet e tyre bënë një dalje të pazakontë nga Koreja e Veriut në një karrocë hekuri që shtyhej me dorë për shkak të masave të rrepta ndaj COVID-19.
Tetë njerëzit udhëtuan me tren dhe autobus përpara se të shkonin përtej kufirit rus për rreth 1 kilometër mbi shinat e trenit, raporton BBC.
Koreja e Veriut ka bllokuar shumicën e transportit të pasagjerëve për të kufizuar përhapjen e virusit.
Vendi pohon se nuk ka pasur ndonjë rast të konfirmuar, por vëzhguesit kundërshtojnë këtë pretendim.
Që nga fillimi i vitit të kaluar, trenat dhe vagonët janë ndaluar të hyjnë ose të largohen nga vendi. Shumica e fluturimeve ndërkombëtare të pasagjerëve gjithashtu janë ndaluar,transmeton klan kosova.Diplomatëve rusë iu lanë kështu pak zgjedhje.