Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    Nisma ende s’e ka gati listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë

    Nisma ende s’e ka gati listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë

    Lajmi i fundit/Gjithçka gati për koalicionin LDK-AKR

    Kjo është lista e plotë e LDK’së

    Mimoza Kusari tregon kur do të mbahen zgjedhjet

    Këta janë tre kandidatë për deputetë nga Alternativa e Mimozës në listën e VV-së

    Djali i Ukshin Hotit me dedikim prekës: As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje!

    Djali i Ukshin Hotit lihet sërish jashtë listës së PDK’së të kandidatëve për deputetë

    Gruaja e Rexhep Selimin trashëgon numrin e tij në listën e VV’së

    Gruaja e Rexhep Selimin trashëgon numrin e tij në listën e VV’së

    Kurti dhe Osmani janë opozitë në Qeverinë Hoti

    Këta janë deputetët e Vjosa Osmanit që kandidojnë me listën e VV’së

    Adriana Matoshi mesazh Anglisë, “Kosova i thotë JO racizmit”

    Edhe Adriana Matoshi kandidate e Vetëvendosjes për deputete

    Zbulohet, ja cili është sllogani i PDK-së në zgjedhje

    PDK publikon listën e plotë të kandidatëve për deputetë

    Gjermania dhe vaksinimi, një logjistikë si zbarkim në Hënë

    A duhet të vaksinohem për COVID-19 nëse e kam kaluar virusin?

  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 16 janar

    Kalendari historik, 6 nëntor

    Kalendari historik,15 janar

    Butrinti thotë se ka një surprizë për fansat e tij, çfarë të presim?

    Butrinti thotë se ka një surprizë për fansat e tij, çfarë të presim?

    Si në përrallë, kjo është vila më e shtrenjtë në SHBA (Foto)

    Si në përrallë, kjo është vila më e shtrenjtë në SHBA (Foto)

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik,13 janar

    Kalendari historik, 27 tetor

    Kalendari historik, 12 janar

    ‘Toka po rrotullohet më shpejt’- Shkencëtarët raportojnë fenomenin

    ‘Toka po rrotullohet më shpejt’- Shkencëtarët raportojnë fenomenin

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 11 janar

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 10 janar

    Historia e pabesueshme e 28,500 rosave plastike që ndihmuan shkencëtarët

    Historia e pabesueshme e 28,500 rosave plastike që ndihmuan shkencëtarët

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 9 janar

    Kalendari historik

    Kalendari historik,8 janar

  • OP / ED
  • VIDEO
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kryesore

Dallime midis Gjermanisë dhe Francës në botën pas Trumpit?

2 muaj më parë
në Kryesore, Lajme, RAJON
Dallime midis Gjermanisë dhe Francës në botën pas Trumpit?
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer shkroi në fillim të nëntorit, pak para zgjedhjeve në SHBA, një artikull në revistën „Politico”. Në të ajo argumentonte se “Iluzioni i një autonomie strategjike evropiane duhet të marrë fund: evropianët nuk mund të zëvendësojnë rolin vendimtar të SHBA, si garantuese e sigurisë.”

10 ditë më vonë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron reagoi me ashpërsi të pazakontë.

Në një intervistë online me revistën „Le Grand Continent” ai tha se është “krejtësisht i një mendimi tjetër” nga Ministrja gjermane e Mbrojtjes. Macroni e quajti vlerësimin e Annegret Kramp-Karrenbauerit: „keqinterpretim të historisë”.

Lexo Edhe:

Në Gjermani numri i të infektuarve me koronavirus mbi 2 milionë

Franca do të kërkojë test negativ për hyrje nga vendet jashtë BE-së

Ai shtoi se „fatmirësisht kancelarja gjermane nuk ndjek këtë linjë, po ta kem kuptuar drejt”. Sipas tij SHBA do t’i pranojnë evropianët si aleatë, “vetëm po ta marrim seriozisht veten dhe të jemi sovranë në mbrojtjen tonë.”

Pas kësaj, reagoi sërish Ministrja gjermane e Mbrojtjes. Në një fjalim në Akademinë e Bundeswehrit, ushtrisë gjermane, në Hamburg, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se “ideja e autonomisë strategjike të Evropës shkon shumë larg, po të ushqejë iluzionin se sigurinë, mirëqënien…mund ta garantojmë pa NATO-n dhe SHBA.”

Mosmarrëveshje për konceptin e pasqaruar të mbrojtjes evropiane

Kancelarja Merkel vërtet është shprehur që në krye të presidencës së Trumpit se “ne duhet ta marrim fatin tonë në duart tona”. Dhe e ka mbrojtur edhe së fundi idenë e sovranitetit evropian.

Por asnjëherë në Gjermani, nga asnjë qeveri, kjo nuk përfytyrohet në autonomi nga NATO-ja, apo pa SHBA. Për Gjermaninë ka rëndësi mbrojtja edhe me një arsenal bërthamor. Dhe Gjermania nuk është fuqi atomike, në dallim nga Franca.

Është e vërtetë se me politikën e Presidentit Trump ndaj Gjermanisë janë shtuar dyshimet për mbështetjen e SHBA.

Por edhe Gjermania është për forcimin e mbrojtjes së Evropës. Vetë Ministrja gjermane e Mbrojtjes mendon se Evropa duhet të bëhet fuqi ushtarake.

„Ne duhet të demonstrojmë se e kemi seriozisht për mbrojtjen tonë…Po qe për mua, mund ta përshpejtojmë procesin. Vetëm kur e vlerësojmë vetë sigurinë tonë, mund të presim që Amerika të bëjë të njëjtën gjë”, i tha ajo edhe këto ditë gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Si për ta mbështetur nevojën e forcimit të kërcënimit ushtarak, në Gjermani përmenden aktualisht si kujtesë rreziqet në botë. P.sh. sulmet e piratëve të internetit, nga Rusia.

Por një Evropë si fuqi ushtarake, për Gjermaninë, nuk mund të jetë në konkurrencë me SHBA dhe me NATO-n.

Këtë do ta kundërshtonin edhe të tjerë në Bashkimin Evropian, kryesisht në Lindje, të parët do të ishin polakët.

Kështu që gjermanët mendojnë sërish në plan më të gjerë se presidenti francez. Këtu ka vërtet dallime me francezët.

Thjesht një keqkuptim?

Përshtypja e parë është se presidenti francez e ka keqkuptuar qëndrimin e Ministres gjermane të Mbrojtjes. Por problemi duket më i gjerë.

Kërkesa franceze, për distancë nga SHBA, nuk është e re. Ajo e ka fillesën që pas Luftës së Dytë Botërore, te presidenti francez Charles de Gaulle.

Për të krijuar një kundërpeshë ndaj SHBA, Charles de Gaulle forcoi aleancën me Gjermaninë. Kancelari gjerman i asaj kohe, Konrad Adenauer e pranoi aleancën. Por lidhjen me SHBA ai e theksoi edhe në traktatin e miqësisë të Elizesë, mes Gjermanisë e Francës.

Franca gjithmonë është druajtur se Gjermania mund t’u japë përparësi marrëdhënieve me SHBA, jo integrimit evropian. Tani Emmanuel Macroni mendon se pas fitores së Bidenit në SHBA, Gjermania mund të kërkojë të futet sërish nën ombrellën amerikane, ku është ndierë e sigurtë 75 vitet e fundit.

Por këtu Macroni ndoshta nxitohet. Menjëherë pas fitores së Bidenit, kancelarja Merkel deklaroi se Gjermania do të bëjë shumë më tepër për mbrojtjen.

Pozicionime për epokën pas Merkelit?

Politika e Trumpit, që e shihte si kundërshtar Bashkimin Evropian, padyshim i afroi evropianët me njëri-tjetrin. Dhe tani presidenti Trump po largohet.

Megjithatë  për momentin do të ishte teprim të themi se kanë shpërthyer sërish ndasitë, midis Gjermanisë e Francës. Gjermania e Franca pikënisjet i kanë pasur gjithmonë të ndryshme – në objektiv janë takuar.

Me qartësimin e pozicionit gjerman ndaj SHBA, Ministrja gjermane e Mbrojtjes i drejtohet edhe publikut brenda Gjermanisë, ku disa politikanë po përpiqen të lënë gjurmë të vlefshme në Gjermaninë pas largimit të kancelares Merkel.

Kurse Macroni ndoshta shpreson të marrë rol udhëheqës në sovranitetin evropian, në Evropën pas kancelares Merkel. Dhe pas deklaratës së ministres gjermane të Mbrojtjes, ai dyshon për mbështetjen gjermane. Mbështetje në NATO për konceptin e autonomisë ushtarake të Evropës (në distancë nga SHBA) Franca nuk ka, konstatonte këto ditë gazeta franceze “Le Monde”.

Reagimi i ashpër ndaj Annegret Kramp-Karrenbauerit mund të lidhet edhe me kujtesën që i ka bërë ajo si kryetare e CDU-së Francës, që të mos presë sakrifica vetëm nga të tjerët, por të sakrifikojë e para për Evropën: menjëherë pasi e mori postin e kryetares së CDU-së në pushtet, ajo i propozoi Francës që vendin që mban Franca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së t’ia lërë Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht, reagimi i ashpër i presidentit francez ka të bëjë mjaft me personin e tij dhe me situatën ku ndodhet.

Mënyra e të shprehurit të Macronit sinjalizon acarim dhe distancim ndaj botës. Mediet gjermane regjistruan se në intervistën që dha, ai nuk ia përmend asnjëherë të vetme emrin Ministres gjermane të Mbrojtjes. Në SHBA, gazeta New York Times regjistroi e habitur se Macroni nuk ia përmendi në intervistën e tij asnjëherë emrin as Presidentit të zgjedhur Biden.

Në Francë Macroni është nën presion, për shkak të menaxhimit jo optimal të pandemisë së Covid-19. Pas sulmeve të fundit islamiste në Francë, deklaratat e tij kritike ngjallën protesta edhe në botën myslimane.

Shumë nga prestigji i Macronit në Francë buron nga ai që perceptohet si sukses i tij, në politikën botërore dhe evropiane. Por edhe këtu rezultatet nuk janë mbresëlënëse. Pa asnjë dyshim, jo vetëm për paaftësi të Macronit.

Gjermania sërish e preferuar e SHBA?

Ekipi i Bidenit deklaroi qartë se do të riparojë marrëdhëniet me aleatët. Pritet që Bideni ta bëjë këtë edhe me Gjermaninë. Se deri ku do të ripërtërihet partneriteti në botën që ka ndryshuar, kjo mbetet megjithatë të shihet.

Nga ana tjetër: simpatia që demonstronte Donald Trumpi publikisht për Macronin tani i përket së kaluarës. Përfitime konkrete Francës ajo nuk duket se i solli.

Këtë në Francë e dinë. Për vizitën e fundit në Paris të Ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, zyra e Macronit nxitoi të sqarojë se vizita bëhet me kërkesë të Pompeos. Dhe në transparencë të plotë me zyrën e presidentit të zgjedhur Biden./DW

Etiketat: Annegret Kramp-KarrenbauerFrancaGjermaniaTrump
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Mirosllav Lajçak, le ta formoj Asociacionin në shtetin e tij për hungarezët, sllavët dhe romët e denigruar

Zgjedhjet e radhës duhet t’i pensionojnë me fuqinë e votës qytetare ca deputet (të përjetshëm) e parti politike

16 Janar, 2021
Nisma ende s’e ka gati listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë

Nisma ende s’e ka gati listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë

16 Janar, 2021
E kryer! Zgjidhet marrëveshja me Arsenal, Ozil drejt Stambollit

E kryer! Zgjidhet marrëveshja me Arsenal, Ozil drejt Stambollit

16 Janar, 2021
Lajmi i fundit/Gjithçka gati për koalicionin LDK-AKR

Kjo është lista e plotë e LDK’së

16 Janar, 2021
Të bësh tregti, pasaportë serbe, ta vjedhësh buxhetin është tradhti me e madhe se 1000 testet

Ibrahimi duke u larguar nga Katedralja!

16 Janar, 2021

Tjera nga rubrika

Qytetarët e rajonit prej sot pa test PCR në Serbi

Qytetarët e rajonit prej sot pa test PCR në Serbi

16:13

Frashër Krasniqi thotë se i rrahën në stacion: Publikon foton e policit që e goditi Natyra Kuçin

Frashër Krasniqi thotë se i rrahën në stacion: Publikon foton e policit që e goditi Natyra Kuçin

19:20

Maqedonia e Veriut, tetë të vdekur dhe 99 raste të reja me Covid-19

376 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

22:55

Pak minuta pas humbjes së zgjedhjeve, Trump foto me nusen e re

Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden-it

08:38

Gjermanët kërkojnë që SHBA dhe BE të bëhen bashkë

Gjermanët kërkojnë që SHBA dhe BE të bëhen bashkë

22:22

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
  • OP / ED
  • VIDEO

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.