Dardani e Mimoza së bashku me një qëllim (Dokument)

Dardani e Mimoza së bashku me një qëllim (Dokument)

Deputeti Dardan Sjediu , përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se së bashku me deputetën Mimoza Kusari- Lila, kanë arritur të mbledhin nënshkrimet për formimin e një kom,isioni hetimor për hetimin e emërimeve të shërbyesve të lartë civil në administratën shtetërore.

Siç shkruan Sejdiu, mbingarkesa  në administratën shtetërore rrezikon që Kosova të humbë ndihmën  75 milion euro shtetit.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me deputeten Mimoza Kusari – Lila i mblodhëm nënshkrimet për formimin e komisionit hetimor në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civilë në Administratën Shtetërore  të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i kësaj iniciative për të hetuar është i thjeshtë, duam të shohim se a është përmirësuar kapaciteti profesional i institucioneve publike nga emërimet për pozitat e larta në shërbimin civil, dhe se a janë zbatuar procedurat e parapara me legjislacioni në fuqi për listën e miratuar të pozitave sipas memorandumit për të cilin janë pajtuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe!

Përfundimisht, duhet shpërfaqur që mangësitë e mëdha në këto emërime dhe mungesa e vullnetit për reformë në administratën publike sic edhe vlerësohet nga BE-ja mund ti kushtojë Kosovës humbjen e ndihmës direkte buxhetore në shumë prej EUR 75 milion shtetit tonë!

Related Posts

You may also like

Ky do të jetë moti për nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për nesër në Kosovë