Darrieussecq mirëpret arritjet e FSK-së, e gatshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm

Darrieussecq mirëpret arritjet e FSK-së, e gatshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, u prit sot në Paris nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës, Genevieve Darrieussecq.

Siç njofton MFSK, në një takim miqësor u bisedua për  marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe u bisedua për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministri Berisha e njoftoi ministren franceze për zhvillimin dhe arritjet e FSK-së, përfshirë përmbushjen e kritereve dhe standardeve për transformim sipas standardeve të NATO-s.

Darrieussecq i mirëpriti arritjet e FSK-së dhe e nënvizoi gatishmërinë për bashkëpunim dypalësh që i kontribuon të dyja vendeve.

Franca është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe vizita e ministrit Berisha bëhet në prag të shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, për t’i shprehur mirënjohje Francës për kontributin e saj shumëdimensional. /kp/.

You may also like

Arkitekti projekton një garazhë të fshehur brenda shtëpisë (Video)

Jonathan Smith, një arkitekt në Zelandën e Re,