Data 02.02.2022 për shumë njerëz nuk është datë e rëndomtë. Shumë çifte në botë e vitet e fundit edhe në Kosovë vendosin ta kurorzojnë dashurinë e tyre me këtë datë, shkruan KosovaPost.
Këtë vit për herë të fundit këtë shekull ishte data në kalendar 02/02/2022.
Në Kosovë vetëm dje u martuan mbi 300 çifte.
Në një përgjigje Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), ka treguar se dje kanë bërë kurorëzim gjithsej 328 çifte.
Martesat nëpëër qytete: Vushtrri 27, Prizren 25, Mitrovicë 21, në Ferizaj, Rahovec dhe Pejë u kurorëzuan nga 19 çifte. Dje më 02.02.2022 në Gjakovë, Gjilan dhe Lipjan u martuan nga 18 çifte, shkruan rtv21.tv
Tutje në bazë të dhënave që ka siguruar portali rtv21.tv nga MPB, në Gllogoc dje janë martuar 14 çfite, Malishevë 12, Podujevë 12, Skënderaj, 11 Suharekë 10, Klinë 9, Kaçanik 8, Deçan 7, Shtime 7, Viti 5, Istog 5, Kamenicë 4, Fushë Kosovë 4, Dragash 2, Mamushë 2 dhe Obiliq 2. Nga një çift u martua në Novoberdë dhe Gracanicë.
Këto data të veçanta padyshim se rezervohen për tu veçuar gjithmonë pse jo edhe martesa. Kur jemi te kjo e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për rtv2.tv ka treguar se në këto data vërehet numër më i madh i aplikimeve për t’u martuar.
Veç një ditë më parë kanë qenë vetëm 41 martesa në tërë Kosovën.
Gjatë muajit janar janë regjistruar mbi 1 mijë kurorëzime.