Profesori i shkencave politike në Universitetin Paris-Est Creteil në Francë, Nezir Kraki, ka folur për Palestinën dhe konfliktin e armatosur që militantët palestinezë kanë nisur me forcat izraelite.
Kraki ka shkruar në Facebook se në disa raste s’ka politikë, në raste kur jeta dhe dinjiteti i njeriut dhunohen sistematikisht.
Kraki tutje shkruan se palestinezët meritojnë të jetojnë me dinjitet.
“Edhe izraelitet meritojnë me jetu ne vendin e tyre por as ata kurrë qetësi s’do kenë nëse përballë tyre jeton një popull i shkelur”, ka shkruar Kraki në Facebook.
Postimi i plotë i Krakit në Facebook:
Në disa raste s’ka politikë. Në raste kur jeta dhe dinjiteti i njeriut dhunohen sistematikisht.
Në raste të tilla na kërkohet veç të jemi njerëz, as analista as filozofë e sidomos jo tyxharë të politikës.
Palestinezët meritojnë me jetu aty ku gjithmonë kanê qenë dhe meritojnë me jetu me dinjitet, pavarësisht pozicioneve politike të elitës super të korruptuar dhe grupeve radikale që i mbajne peng me dakada. Edhe izraelitet meritojnë me jetu ne vendin e tyre por as ata kurrë qetësi s’do kenë nëse përballë tyre jeton një popull i shkelur.
Mos e analizoni këtë çështje nga vakitë e fejbukut e as nga vakitë e politikes sepse është çështje fort komplekse. Dhe sidomos mos ma kujtoni njohjen nga Izraeli sepse ajo ka qene njohje e Izraelit nga Kosova.