Ambasadori i Rusisë në Washington njofton se 27 diplomatë e dëbuar pritet të largohen nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me anëtarët e tyre të familjes.
Sipas ambasadorit Anatoly Antonov, ata do ta lëshojnë SHBA-në në fund të muajit janar.
Rusia ka thënë se mbi 100 diplomatët e saj ishin detyruar të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016 kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova që prej 29 tetorit, rreth 200 diplomatë vazhdojnë ende të punojnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë personelin e misionit rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Administrata e presidentit Joe Biden gjatë muajit të kaluar ka thënë se personeli i misionit të SHBA-së në Rusi ishte reduktuar në 120 persona nga 1,200 që ishte në fillim të 2017-së, si rezultat i një sërë dëbimesh dhe kufizimesh.
Gjatë këtij viti, Ambasada amerikane në Moskë ndaloi përpunimin e vizave jo-diplomatike dhe shtoi rusët në listën e vendeve që mund të aplikojnë për viza si vendet e treta.