Defekti i shembjes së iluzionit dhe zhgënjimit tonë

Defekti i shembjes së iluzionit dhe zhgënjimit tonë

Shkruan: Fadil Maloku

1. Dënimet drakonike, nga ana gjyqësorëve asnjëherë në historinë e asnjë vendi a shteti, çfardo rregullimi apo organizimi qoftë ai, nuk kanë arritur ta ruajnë; as qetësinë e pretenduar politike, as synimin e konsolidimit të sundimit të ligjit e as forcimin e tutorizmit kolonial mbi qytetarinë e vet…

2. S’e kam mendjen edhe aq, te nëpërkëmbja e “shtetësisë” që për çdo ditë dhunohet e masakrohet për interesa meskine nga ana e pushtetmbajtësve, e as te frika se nuk do bëhet mirë ndonjëherë në këtë vend, por, e kam te shembja e iluzionit tonë qytetar, se mund të ndërtojmë ndonjëherë shtet ligjor, ku qytetari do mund të jetojë pa frikën se; i takon një ideologjie të caktuar; se ka një prejardhje tjetërfare gjinore, etnike, fetare, racore e kulturore…

3. Defekti i shembjes së iluzionit dhe zhgënjimit tonë, se mund të bëjmë një shtet normal si gjitha kombet tjera, ku do të sundojë vetëm fuqia e ligjit e jo ajo e “karizmave” klanore, grupore, politike, ideologjike, fetare, etj., qëndron jo edhe aq në mashtrimin dhe kalkulimet e proviencës mafioze të centuar “shtetit” aktual, por; në mundësinë tonë qytetare që të mund ta ushtrojmë rolin e të zotit të shtëpisë në vendin tonë; në shpresën se do tē mund të pavarësohemi ndonjëherë nga tutorizmi dhe kolonializmi modern; dhe në aludimin, se do bashkohemi si një komb i vetëm në këto hapësira…!

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh