Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe mazhorancë.
Ashtu siç e kishin paralajmëruar gjatë këtyre ditëve, në shenjë proteste kundër rrëzimit të kresave të tyre për ngritjen e një sërë komisionesh hetimore nga ana e socialistëve, deputetët e opozitës zaptuan Foltoren dhe karriget e kabinetit qeveritar në sallën e Kuvendit.
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe pas tij në këmbë Ish-kryeministri Sali Berisha u rrethuan nga Garda teksa Bardhi ndodhej në foltoren e Kuvendit.
Pavarësisht “protestave” nga ana e deputetëve opozitarë, garda është larguar nga Foltorja.
Pas kësaj situate, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u detyrua të replikonte me të pranishmit në sallë, konkretisht me deputetin Saimir Korreshi.
“Unë mirë jam, ju si e keni hallin. Krahu mirë t’u bë?”, iu drejtua Nikolla ligjvënësit demokrat, duke ia dhënë fjalën deputetit socialist Vullnet Sina.