Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit rreth çështjes së dinarit dhe mbylljes së strukturave paralele në Kosovë.
SHBA, Bashkimi Evropian dhe Gjermania përmes disa reagimeve kanë kërkuar që Kosova të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, transmeton Telegrafi.
“Kosova të shmang veprimet e njëanshme në Kosovë? Kërkojini Serbisë të shmangë provokimet në Kosovë”, thuhet në reagimin e Musliut.
Ndryshe, Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë.
Stano ka thënë se BE është e shqetësuar edhe me operacionin që ndodhi në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.
Ai ka shtuar se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.
“Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Stano.
Ndryshe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.