Ish Princi i Kurorës së Jordanisë nënshkroi një letër tërheqjeje nga pozicioni i tij i mëparshëm kundër Mbretit Abdullah II, duke deklaruar besnikërinë e tij ndaj familjes mbretërore, transmeton Kosova Post.
Sipas Al Jazeera; Ish Princi i Kurorës Jordaneze Hamza bin Hussein, i cili ka qenë në arrest shtëpiak që nga e Shtuna në mbrëmje me akuzat e komplotit të një grushti shteti kundër vëllait të tij, Mbretit Abdullah II i Jordanisë, ka nënshkruar një lidhje besnikërie, tha të hënën në mbrëmje gjykata mbretërore jordaneze.
Ai premtoi tu përmbahet traditave dhe qasjeve të familjes mbretërore. Sipas gjykatës mbretërore jordaneze, Princi Hamza nënshkroi letrën pasi u takua me Princin Hassan bin Talal, xhaxhai i mbretit jordanez dhe princërve të tjerë. Letra u nënshkrua pasi Abdullah II pranoi ndërmjetësimin për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis anëtarëve të familjes mbretërore.
Forcat jordaneze të sigurisë kanë arrestuar Princ Hamza që nga e Shtuna në mbrëmje me akuzat e komplotit për të destabilizuar vendin, së bashku me 16 persona të tjerë, përfshirë ish-Ministrin Jordanez të Financave Bassem Avadullah.