Deklarata e Haradinajt se ‘nuk ulemi në tavolinë me Serbinë pa qenë Amerika aty’, lajm kryesor në Serbi

Deklarata e Haradinajt se ‘nuk ulemi në tavolinë me Serbinë pa qenë Amerika aty’, lajm kryesor në Serbi

Deklarata e kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj lidhur me platformën e re për dialog me Serbinë, ka bërë që mediat serbe të merren intensivisht sot me këtë paralajmërim.
Theks i veçantë i është dhënë idesë se Haradinajt se pa SHBA-të si pjesë e dialogut nuk ka bisedime me Serbinë.

“Kushti i Prishtinës: Nuk dëshirojnë të ulen me Beogradin pa Amerikën”, është titulli i b92.

“Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar ndërtimin e platformës së re për dialog me Beogradin, kurse kusht për bisedime është në që tavolinë të jetë edhe përfaqësuesi i SHBA-ve”, shkruan kjo media, transmeton lajmi,net. Portali serb KoSSev shkruan se platforma do të duhej të përgatitej nga Qeveria e Kosovës në konsultime me ekspertët, kurse do të duhej të shqyrtojë dhe vlerësoj Kuvendi i Kosovës.

Të gjitha këto mbrëmë i ka thënë Haradinaj në Rubikon.

“Nuk mund ta vazhdojmë dialogun, nëse Amerika nuk është në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh