Kryeministri britanik, Boris Johnson ishte një ndër liderët që reagoi më shpejt kundër ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke vendosur dhe sanksionet e para ndaj disa bankave ruse.
Së fundmi, në një intervistë për disa media të njohura europiane si Repubblica, Die Welt dhe El País, kreu i qeverisë britanike e krahasoi presidentin e Rusisë me ish-liderin Slobodan Millosheviç, i cili përdor një kauzë nacionalistë për të justifikuar veprimet e tij.
“Ka një përngjashmëri të thellë në veprimet e Vladimir Putin dhe ato të Slobodan Millosheviç në Serbi në vitet 1990. Të dy në pushtet prej shumë kohësh, gjithnjë e më shumë autokratë dhe me një kauzë nacionaliste për të forcuar pozicionet e tyre. Ky është makthi që kemi përpara”, shprehet kryeministri Johnson.a2cnn.