Herve De Lys, Përfaqësues në Afganistan i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ai tha për Afganistanin se; “Një nga vendet më të këqija për të qenë fëmijë,” transmeton KosovaPost.
Përfaqësuesi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) Herve De Lys, në një konferencë shtypi e ndjekur nga video konferenca nga kryeqyteti i Afganistanit Kabul, tha se fëmijët paguajnë më së shumti në krizën në vend. De Lys deklaroi se ata kishin marrë lajme se fëmijët po përdoreshin nga grupet e armatosura dhe se 550 fëmijë vdiqën në përleshjet vetëm këtë vit, dhe më shumë se 1400 fëmijë u plagosën.
Duke shpjeguar se shumica e fëmijëve janë të kequshqyer, De Lys tha, “Afganistani është një nga vendet më të këqija në botë për të qenë fëmijë tani.”
De Lys iu përgjigj pyetjes së gazetarit të AA-së nëse UNICEF-i mund të konfirmojë lajmin se 7 fëmijë vdiqën në sulmet ajrore amerikane që shënjestruan organizatën DAESH-Khorasan dje në Kabul, ai tha se; “Për ne është me rëndësi që 7 fëmijë vdiqën”./KosovaPost/.