Drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, deklaroi sot se Kryeministrja Ana Brnabiq, tregoi në samitin në Antalya, se Beogradi është i përkushtuar për dialog, bashkëpunim dhe zhvillim dhe se qëllimi ynë është paqja dhe stabiliteti politik në Ballkanin Perëndimor, dhe krijimi i vendeve të reja të punës, transmeton Kosova Post.
I ftuar në Studio B, Petkoviq, tha se Presidentja e Kosovës në samitin në Antalya, kishte qasje provokuese, mënyrë kjo e paraqitjes kohët e fundit edhe nga Albin Kurti, karakteristikë kjo e politikanëve nga Kosova që përmes provokimeve dhe incidenteve të marrin atë që duan e kjo është njohja e Kosovës”, shkruan tanjug, transmeton Kosova Post.