Kuvendi i Republikës së Kosovës sot është duke mbajtur debat parlamentar rreth gjendjes me pandeminë COVID-19 në vendin tonë, shkruan Kosova Post.
Fjalën pas deputetit të VV-së, Artan Abrashi, e ka marrë edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Ajo ka hedhur kritika ndaj ndaj Qeverisë Kurti 2 dhe presidentes Vjosa Osmani, që sipas saj, kjo e fundit po hesht lidhur me raportet dhe sulmet ndaj mediave.
“Qeveria Kurti është Qeveria e parë që ka nisur përndjekjen e mediave dhe gazetarëve. Albin Kurti dhe Arben Vitia duhet të dalin të sqarojnë pse ka dështuar sigurimi i vaksinës”, ka thënë ajo.