Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar sot lidhur me rastet e shumta që kanë të bëjnë me ngacmimet dhe sulmet seksuale në vend.
Deliu-Kodra deklaroi se është shqetësuese numri i madh i këtyre rasteve derisa thotë se organet kompetente duhet të merren më seriozisht me këtë çështje.
Deputetja ka propozuar gjithashtu edhe krijimin e një task-force që do të merret nga afër me të gjitha këto raste.
“Vetëm sot në mëngjes është raportuar për dhunimin e një vajze të mitur në Mitrovicë poashtu raste të tjera në Fushë-Kosovë dhe raste të shumta gjatë ditëve të kaluara.Vetëm gjatë vitit 2020 në polici janë raportuar 40 raste të ngacmimeve seksuale.Merreni me mend për ato raste që nuk janë të raportuara dhe institucionet nuk kanë informacion. Rasti në Fushë-Kosovë, rasti tragjik në Pejë dëshmojnë se viktimat janë të të dy gjinive të moshave të ndryshme, duke përfshirë edhe një fëmijë të moshës 6 vjeçare. Ngacmimet janë vepra të dënueshme me kodin penale shoqëria jonë është e pritur që të mos i raportojë nga frika për mos-përgjegjësi adekuate. Pasoja që sjellin këto abuzime në aspektin fizik, psiqik, emocional dhe shoqëror por edhe vështirësi për kthim në normale janë tejet komplekse”, tha ajo.
Tutje deputetja e PDK-së theksoi se mostrajtimi i rasteve është ndëshkim i sërishëm i viktimave.
“Ftoj qytetarët që të mos heshtin këto raste por të kërkojnë llogari nga institucionet. Fshehja e tyre ua mundëson agresorëve vazhdimin e tyre.Mostrajtimi i këtyre rasteve është ndëshkim i sërishëm i viktimave. Asnjë qytetarë nuk duhet të fshihet nga autoritetet e shtetit edhe nëse familjet mundohen që ta fshehin atë rast.Kërkojë të krijohet një task-forcë edhe nga autoritete dhe shoqata e specializuara dhe të kenë resurset e nevojshme për hartimin e strategjive që kanë të bëjnë me këtë”, shtoi ajo.ln