Klubi i Barcelonës dhe anësori Ousmane Dembele kishin nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së lojtarit francez që nga viti i kaluar, çka bëri që të shfaqet një ‘ndjenjë’ e mos-rinovimit të Dembele tek tifozët dhe ekspertët e futbollit, shkruan KosovaPost.
Por, një marrëveshje duket të jetë arritur në mes palëve. Gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe”, ka raportuar se anësori francez do të ketë pagën më të lartë sezonale nga të gjithë lojtarët e Barçës.
Lojtari i cili fitoi kupën e botës me Francën tani do të fitojë 40 milionë euro në vit për marrëveshjen e tij të re, e cila arrin rreth mbi 700,000 euro në javë.
Zyrtarizimi pritet të bëhet pas ndeshjes së Superkupës së Spanjës, aty ku Barcelona përballet me Real Madridin në Riad.
Shumë klube evropiane si, Bayern Munich, Chelsea, PSG, Manchester United dhe Liverpool-i ishin të interesuara për t’i marrë shërbimet e tij, mirëpo katalunasit duan ta mbajnë për vete.