Që nga ardhja e tij është përballur me shumë lëndime, duke pësuar kështu edhe një lëndim pasi erdhi në skuadër, menaxheri, Xavi Hernandez, shkruan KosovaPost.net.
Bëhet fjalë për Ousman Dembele, lojtari të cilit drejtuesit e Barcelonës i kanë vendosur një afat të caktuar për të vendosur nëse do rinovonte me “blaugranat “apo jo.
Sipas “Mundo Deportivo” francezi e ka marrë vendimin tashmë për të ardhmen e tij, i cili nuk dëshiron të rinovoj me Barçën, duke kërkuar të largohet kështu nga “Camp Nou”.
Sulmuesi francez siç raportohet ia ka bërë të ditur edhe “blaugranave” se në fund të sezonit dëshiron të largohet në një kampionat tjetër ku ai të ketë mundësinë të shfaqë gjithë potencialin e tij dhe të kthehet në një lojtar të rëndësishëm.
Kontrata aktuale e sulmuesit së Barçës, me Barcelonën përfundon në fund të këtij sezoni. Sulmuesi po kërkohet nga Manchester United, Tottenham por edhe Newscastle. Gjithashtu nuk mund të përjashtohet edhe një rikthim i tij në Bundesligë aty ku Bayern ka shfaqur interes për francezin.
Edhe në Seria A, Juventus dhe Inter po shikojnë me kujdes mundësinë e një transferimi të mundshëm, por theksohet se dëshira e Dembele është të transferohet në njërën nga skuadra e Premier Leagues.
Sido që të shkoj kjo punë, e rëndësishme është se kushdo skuadër që arrin të transferoj sulmuesin e Barcelonës do e bëj këtë me parametra zero.
Megjithatë, Presidenti i kësaj skuadre, Laporta, ka theksuar se është lojtar i rëndësishëm i Barçës dhe këtë e ka bërë duke krahasuar atë me Mbappe dhe duke thënë se Dembele është më i mirë sipas tij.