Asetet që u përkisnin individëve rusë dhe bjellorusë që u sekuestruan nga Ukraina mund të përdoren për rindërtimin e vendit pas luftës, u tha në një deklaratë të premten.
Ukraina ka ngrirë asetet ruse dhe bjelloruse me vlerë 1.21 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit të Moskës, tha Byroja e Sigurisë Ekonomike në Ukrainë.
“Ne jemi aktualisht në kërkim të burimeve të nevojshme për rimëkëmbjen tonë,” tha Ministri i Financave Serhiy Marchenko ndërsa shtoi: Paratë e sekuestruara në territorin e Ukrainës nga qytetarët rusë dhe bjellorusë mund të përfshihen në këtë fond.
Mendohet se Ukraina do të duhet të shpenzojë rreth 38 miliardë dollarë për rindërtimin vetëm në vitin 2023, ndërsa kostot totale të rindërtimit janë vlerësuar në rreth 750 miliardë dollarë.
Bashkimi Evropian po shikon gjithashtu mundësinë e përdorimit të aseteve ruse të ngrira nga sanksionet perëndimore kundër Moskës për të ndihmuar me rindërtimin e Ukrainës pas luftës.