Kryeministri i Caraibeve është shtruar në spital pasi u plagos në protestat kundër vaksinimit.
Ralph Gonsalves po kalonte nëpër një turmë jashtë parlamentit kur thuhet se u godit në kokë nga një gur.
Pamjet tregojnë se kryeministri po gjakoset ndërsa u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ministri i financave tha se ai ishte transferuar në Barbados për një skanim MRI sipas këshillës së stafit mjekësor, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Protestuesit ishin mbledhur për të demonstruar kundër planeve për të kërkuar që shumica e punonjësve shëndetësorë të vijës së parë të vaksinohen kundër Covid-19.
Sipas njoftimeve, në protestë u hodhën gurë dhe shishe uji.
Zyra e tij i tha Reuters se 74-vjeçari u godit nga një “predhë”. Mediat lokale sugjerojnë se ishte një gur.
Vendi ka regjistruar 2,298 raste të koronavirusit dhe 12 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Pothuajse 9% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, thotë universiteti.