Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj dëmtimit të zyreve të Degës së PDK-së sot në Suharekë, duke shtuar se ky është veprim të cilin duhet ta dënojnë të gjithë, shkruan Kosova Post.
Muharremaj më tej ka shtuar se është e papranueshme që një subjekt politik të sulmohet në këtë formë.
“E dënoj këtë akt të vandalizmit duke shpresuar që organet e hetuesisë ta zbulojnë këtë rast. Ndaj secilit subjekt politik po të ndodhte kjo do të reagoja, ngase ne po pretendojmë për shoqëri demokratike dhe tolerancë”, ka shkruar tutje Kryetari Muharremaj.
Postimi i plotë:
Dëmtimin e zyreve të Degës së PDK-së sot në Suharekë, është veprim që duhet ta dënojmë të gjithë.
Akte të tilla të shëmtuara e dëmtojnë imazhin tonë të shoqërisë.
Është e papranueshme që një subjekt politik të sulmohet në këtë formë, andaj e dënoj këtë akt të vandalizmit duke shpresuar që organet e hetuesisë ta zbulojnë këtë rast.
Ndaj secilit subjekt politik po të ndodhte kjo do të reagoja, ngase ne po pretendojmë për shoqëri demokratike dhe tolerancë.
Bali Muharremaj

