Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ”, ka njoftuar konsumatorët, është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë, shkruan Kosova Post.
Si pasojë e kësaj, deri në përfundim të sanimit pa ujë të pijshëm janë: pikat e larta të lagjes “ Dardania” në Prishtinë, lagjja “Lakrishte” rreth vendndodhjes së dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes Arbëria që lidhet me lagjen Lakrishte dhe FSK-ja.
“Kërkojmë mirëkuptim derisa angazhimi i ekipeve teknike është i madh!” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Dëmtohet gypi i ujit me diametër fi 200 mm mbi lagjen ” Lakrishte ” te stacioni i vjetër i trenit, në Prishtinë
Prishtinë, 14 janar – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët, se kemi dëmtim të gypit të ujit me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanim.
Deri në përfundimin e sanimit pa ujë të pijshëm janë: pikat e larta të lagjes “ Dardania” në Prishtinë, lagjja “Lakrishte” rreth vend ndodhjes së dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes Arbëria që lidhet me lagjen Lakrishte dhe FSK-ja.
Kërkojmë mirëkuptim derisa angazhimi i ekipeve teknike është i madh!