Një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë – Veri, është arrestuar për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, përcjell KosovaPost.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se arrestimi i zyrtarit policor është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ai është dërguar në mbajtje.
“Zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë! Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për polic të ndershëm e profesional!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Postimi i plotë:
Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje.
Zero tolerancë ndaj krimit, posaqërisht atij brenda rradhëve të policisë!
Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve!
Për polic të ndershëm e profesional!