Dendias, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, pas takimit me presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe, ministri grek është pritur në një drekë pune të shtruar nga kryeministri Kurti.
Edhe në këtë rast, nuk pritet deklarim për media, ndonëse një takim tjetër, Dendias do të ketë edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Pritet që pas këtij takimi, të dy ministrat, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, të mbajnë një konferenfcë të përbashkët për media.



























