Dënohet presidenti i Sionit që e rrahu gazetarin në fushë (Video)

Dy javë më parë, Christian Constatin, president i klubit zviceran Sion bëri një gjest aspak të hijshëm në ndeshjen Lugano – Sion.

Skuadra e tij triumfoi me rezultat 2-1 falë një goli nga Ermir Lenjani, ndërsa në përfundim të ndeshjes ndodhi gjesti i pahijshëm.

Constatin shkoi dhe i qëroi hesapet me gazetarin zviceran Rolf Fringer i cili gjatë tërë javës e kishte kritikuar skuadrën e tij.

Mediat zvicerane goditjet që Constatin ia dha Fringerit e cilësuan si akt qyqar dhe skandaloz./t.sport/

Tani ka ardhur edhe vendimi nga gjykata ku Constatin është dënuar me 100 mijë franga zvicerane si dhe me 14 muaj ndalesë për tu futur në stadiumet e futbollit.

“E kam goditur atë dhe më ka bërë të ndihem mirë kjo gjë. Nëse e sulmon dikë duhet të mbroheni”, deklaroi Constatin duke refuzuar të kërkojë falje.

Ky rast nuk ishte i vetmi për presidentin e klubit bardh e kuq, pasi ai edhe më parë ka qenë në qendër të medieve pas skandaleve të bëra.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave