Deputeti i Kuvenditit të Republikës së Kosovës, nga radhët e partisë qeverisëse, përkatësisht anëtari i VV-së, Dimal Basha i ka reaguar kryeministrit të Shqioërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit bëri të ditur se ia ka dorëzuar kancelarit gjerman Scholz, presidentit francez Macron dhe palës amerikane një draft të statutit për Asociacionin, transmeton Kosova Post.
Basha i ka thënë Ramës se e liron atë nga ky “shqetësim” pasi ka mjaftueshëm njerëz që shqetësohen për Kosovën.
“I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën”, ka shkruar Basha.
Tutje ai e ka pyetur kryeministrin e Shqipërisë Rama se a e ka dërguar te ndërkombëtarët ndonjë statut të Asociacionit për Luginën.
“Z. Rama, a keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës?”, ka pyetur Basha.