Deputeti shqiptar në Malin e Zi, Mehmet Zenka, konsideron se kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është admirues i politikës serbe.
Zenka tha se pavarësisht se i dhanë përkrahje Abazoviqit gjatë mandatit sipas tij ka bërë disa akte që shkojnë direkt në dëmë të shqiptarëve, njofton Klankosova.tv.
“Shqiptarët i ka dëmtuar në një mënyrë goxha të rëndë sepse Abazoviqi derimëtani tregoi vetëm se është një admirues i politikë serbe në Mal të Zi me të gjitha, pavarësisht se ne i dhamë përkrahjen për zgjedhjen e tij si kryeministër. Mirëpo, për këta tre-katër muaj bëri disa akte që shkojnë direkt në dëmin e shqiptarëve”, tha Zenka.