Sot në seancën parlamentare, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk kanë arritur që t’i zgjedhin tre anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), raporton Kosova Post.
Shumica e deputetëve pjesëmarrës në votim, i kanë prishur fletëvotimet. Nga 63 deputetë pjesëmarrës, 56 i kanë dëmtuar fletëvotimet.
Në bazë të kësaj, asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme dhe duhet të përsëritet konkursi./KosovaPost/