Deputetët opozitarë, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, kanë kërkuar që ligji për paga, të rishqyrtohet edhe një herë, transmeton Kosova Post.
Ishin Besnik Tahiri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Rrezarta Krasniqi, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kërkuan nga ekzekutivi, një angazhim më të madh në këtë drejtim.
“Ligji i Pagave është dashtë të vijë në kuvend, me 29 tetor të këtij viti, dhe deri më tani, jo që nuk ka ardhë ky ligj, mirëpo të gjitha të dhënat që ne i kemi shihet që ky ligj, nuk do të ketë mundësi që të vij në këtë vit në shqyrtim, në kuvend të Kosovës” – tha ndër të tjera Besnik Tahiri.
Temat rreth ngritjes së pagës mesatare, nivelizimi i tyre etj, vijojnë të ta trazojnë opinionin e gjerë. Sipas deputetëve opozitarë, Vetëvendosje, nuk po dëshmon se po angazhohet mjaftueshëm në këtë drejtim./KosovaPost/