Lideri i partisë së goranëve të Kosovës, Adem Hoxha pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se bllokadën e institucioneve nuk e shohin si metodë për zgjidhjen e problemeve.
Hoxha në një konferencë për media tha se takimi ishte konstruktiv dhe përfaqësuesit e komunitetit goran punojnë për një Kosovë multietnike.
“Bllokadën e institucioneve nuk e shohim si metodë politike për zgjidhjen e problemeve…. Natyrisht edhe ne i kemi kërkesat tona minimale për përfshirjen e barabartë në institucionet e Kosovës…”, tha ai
Hoxha foli edhe për çështjen e punësimit të këtij komuniteti, me ç’rast tha se ballafaqohen me këtë problem si shumica në Kosovë.
“…Por ne jemi specifik në këtë rast, sepse populli goran është i vogël në numër… Prandaj, jemi që institucionet e Kosovës t’i japin më shumë hapësirë komunitetit goran në përfshirjen institucionale që të mund të vazhdojnë në Kosovë dhe të mos ikin…”.
Ai tha se shpreson që në këtë aspekt të kenë përkrahjen dhe mirëkuptimin e kryetares dhe kryeministrit.tg.