Shumë besimtarë musliman nga Kosova do të shkojnë në Mekë për haxh, e njëri ndër ta është edhe deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani që është nisur për në Haxh.
Është kolegu i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili ka e ka bërë të ditur këtë përmes fotografive të postuara ndërsa ka shkruar edhe një mesazh që konfirmon shkurajen në haxh të deputetit Rrahmani.
“Duke përcjell Emanin dhe Albinin në mesin e shumë haxhilerëve të cilët sot në orët e hershme të mëngjesit po udhëtojnë për të kryer haxhin. U kthefshin të gjithë shëndosh e mirë me bekime më të mira të Zotit dhe me haxh të pranuar”, ka shkruar Korenica.
Rrahmani ka udhëtuar bashkë me djalin e vëllait të tij, Albin Rrahmani.