Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se bashkë me Vjosa Osmanin, ishin edhe dy deputetë të LDK’së që nuk nënshkruan mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti, përcjell Kosova Post.
Haxhi Avdyli përmes një postimi në facebook ka pranuar publikisht se nuk e ka nënshkruar këtë mocion.
Postimi i plotë:
Deklaratë:
Dua të konfirmoj opinionin e mediat që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e KM Albin Kurtit. Arsyet për këtë veprim janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi.