Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, thotë se Bordi i RTK-së do të shkarkohet.
Tutje ka shkruar Ramadani se ‘RTK-ja do të reformohet, dhe siç kemi thënë edhe më parë, ajo fillimisht duhet të çlirohet!”
Sipas tij, disa udhëheqës të RTK-së nuk duhet vetëm të largohen nga puna, por edhe të shkojnë në burg.
Postimi i deputetit Ramadani:
Bordi i RTK-së do të shkarkohet, por ky duhet të jetë vetëm fillimi. Aq shumë keqpërdorime e abuzime ka pasur aty, saqë shkarkimi është pak. Megjithatë, ky shkarkim është i nevojshëm për t’i hapur rrugë komisionit hetimor dhe Prokurorisë për hetime të thella. Disa udhëheqës aty nuk duhet vetëm të largohen nga puna, por edhe të shkojnë në burg!
RTK-ja do të reformohet, dhe siç kemi thënë edhe më parë, ajo fillimisht duhet të çlirohet!
Komisioni për Media është duke shqyrtuar rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.
Kryetarja e Komisionit, Doarsa Kica-Xhelili i ka rekomanduar anëtarëve të komisionit që të iniciohet shkarkimi i anëtarëve të Bordit sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.