Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka thënë se për lidhjen e Listës Serbe me grupin kriminal terrorit të Basnjkës duhet të flasin organet e drejtësisë.
Ai ka bërë me dije se nëse dëshmohet një lidhje e tillë, atëherë ky subjekt politik duhet të shpallet organizatë terroriste.
“Sa i përket Listës Serbe unë mendoj që duhet organet e drejtësisë ta kthejnë atë vendim përfundimtar. Por, nëse konstatohet që ata kanë qenë drejtpërdrejt me sulmin terrorist, atëherë nuk mbetet diçka tjetër përveç të shpallet organizatë terroristë”, ka thënë Abrashi për gazetën “Blic”.
Ai ka thënë se ngjarjet e fundit kanë prekur edhe procesin e dialogut me Serbinë.
“Unë mendoj që Kosova tani duhet të mendoj mirë. Sa i përket dialogut, duhet një format tjetër i dialogut sepse ka ndodh diçka që nuk e ka prit askush një sulm terrorist dhe të diskutohet tani pa kushte mendoj që gabojmë. Prandaj, duhet të bëhen kushte për dialog siç është ekstradimi i atyre që kanë ikur të dielën nga Kosova po ashtu heqjen e sanksioneve dhe që të mendohet mirë që nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive“, deklaroi Abrashi.