Visar Korenica – Deputet i VV-së, ka thënë se është problem të sfidohet Albin Kurti brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Korencia në Politiko, ka thënë se kjo është për arsye se është meritë e Albin Kurtit për atë se ku është Lëvizja Vetëvendosja tani, raporton Gazeta10.
“Për aq sa unë jam në dijeni nuk ka pasë dijeni me sfidu Albinin. Por nuk besoj, dhe jam i bindur që nuk ka person që e sfidon. Kjo për arsye se këtu ku është Lëvizja është meritë e tij dhe njerëzve që e kanë mbështetë këtë rrugëtim, pra është problem me u sfidu”, ka thënë ai./Gazeta10