Gjatë shqyrtimit të të gjeturave në raportin e Autiditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë, deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani, derisa mori fjalën për të shpalosur të gjeturat në menaxhimin e buxhetit të ministrisë, ai përsëriti fjalët e pararendës së tij, se ministri mirë e lexoi raportin, vlersim ky i deputetës vlora me të cilin tha se pajtohet.
“E pranoj që ministri e lexoi mirë raportin. Por edhe shikimin e ka të mirë, por rezultatet nuk po i dalin ashtu siç nuk i dolën as në Podujevë “, tha Rrahmani.
Ky fjalim i shkurtër i Rrahmanit e zemëroi pa masë ministrin Zemaj, ndërsa braktisi sallën ku ishte duke raportuar pasi deputeti Rrahmani ia kujtoi rezultatin në Podujevë.
Duke lëshuar sallën ministri Zemaj, tha se nuk është këtu për ‘spektakle’.
Ndryshe, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka shqyrtuar sot të gjeturat në raportin e Autiditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë.