Për gjithë situatën e krijuar në veri u kërkua nga opozita që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë në një intervistë për Sytë 7 që nëse opozita e shohin të arsyeshme ata do të jenë “aty për të diskutuar dhe debatuar”.
“Është shumë e rëndësishme që më në fund të kemi një reciprocitet me Serbinë – ku deri tash Serbia na ka trajtuar jo si pjesë të barabartë por si të nënshtruar ndaj Serbisë”.
“Tash e tutje kanë filluar të ndryshojnë gjërat dhe qytetarët si do të trajtohen nga shteti i Serbisë ashtu do të trajtohen edhe qytetarët serbë nga shteti i Kosovës”, u shpreh ai.