Deputeti i LDK-së: Politikanëve që kanë viza për vete e familjet e tyre, nuk u intereson lëvizja e lirë e qytetarëve

Deputeti i LDK-së: Politikanëve që kanë viza për vete e familjet e tyre, nuk u intereson lëvizja e lirë e qytetarëve

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e sheh me skepticizëm punën e qeverisë aktuale për avansimin e Kosovës procesin e intergimeve evropiane dhe liberalizimin e vizave.

Sipas tij brenga e fundit e politikanëve të cilët kanë viza për vete dhe familjet e veta, është lëvizja e lirë e qytetarëve të vendit.

“Politikanët që kanë lëvizje të lirë për vete dhe për familjet e veta, të tillët që shëtisin lirshëm nëpër Evropë, që bëjnë pushime luksoze nëpër Evropë, gajlen e fundit e kanë lëvizjen e lirë të qytetarëve”, ka deklaruar Abdixhiku në një intervistë për Periskopin.

Sipas tij kosovarët nuk guxojnë që të lënë fatin e tyre në dorën e politikanëve të cilat janë të paisur me pasosha të dyfishta të cila tu shërbejnë vetëm të  shëtsin për turizëm, sepse për takime nuk i pranon askush.

“Pra është detyrë e qytetarëve tanë që ta parandalojnë që fatet e tyre të mbeten peng e tre katër liderëve të Kosovës dhe të partive të tyre, sepse Kosova është më e shtrejtë se tre katër politikanë kushdo qofshin ata” është shprehur Abdixhiku.

You may also like

Kjo metodë mjekësore sjell lehtësim dhe shërim për shumë sëmundje

Hixhameja është procedurë mjekësore ku përmes largimit të