Enis Kervan, deputet nga Grupi Parlamentar multietnik në Kuvendin e Kosovës, duke komentuar situaten aktuale në veri të Republikës së Kosovës ai, në një prononcim për Kosova Post, ka shprehur mbështetjen e tij për Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendosjen e reciporociteti karshi targave serbe, duke thënë se askush nuk është mbi ligjin!
“Qeveria e Republikës së Kosovës siguron paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e saj dhe vendin tonë pa diskriminim, duke marrë parasysh ligjin dhe integritetin kushtetues.’
Më tutje sipas tij, organet e sigurisë së shtetit tonë janë në detyrë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin tonë territorial. Unë mbështes përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të promovuar ligjshmërinë në mbarë rajonin. Së bashku me të gjithë qytetarët tanë në veri, i ftoj qytetarët tanë turq të ruajnë qetësinë. Mbështetja jonë për Policinë e Kosovës, e cila e kryen detyrën e saj me profesionalizëm dhe patriotizëm, është e pafund..’, ka thënë ai.